Një qytetar ka raportuar për dëmtim të trotuarit dhe mbrojtses së urës në rrugën e moravës, në Kamenicës.
Ankesën e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com, ku ia ka bashkangjitur edhe një foto nga e cila shihet trotuari dhe mbrojtësja e urës e dëmtuar në rrugën e moravës në Kamenicë.
“Trotuari dhe mbrojtësja e urës e dëmtuar në rrugën e moravës Kamenicë, afër kryqëzimit në rrugën e Abetarës (shkolla “Dëshmorët e Kombit”)”, ka shkruar qytetari.
Ndërsa, udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Kamenicës, Florentina Kryeziu tha për Telegrafin se mbrojtësja e urës e dëmtuar do të rregullohet me hapjen e ndonjë tenderi të ri të planifikuar.
Sipas saj pjesa e trotuarit mbetet deri në ripaprimin e shtyllës së bashku me trotuar.
“Kjo mbrojtëse apo shtyll do të rregullohet me hapjen e ndonjë ternderi të ri të planifikuar, ndërsa sa i përket pjesës së trotuarit nuk është në gjendje të keqe dhe të pakalueshme, mbetet deri në riparimin e shtyllës së bashku me trotuar”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/