Site icon Telegrafi

‘Qytetarët’ spektakël dhe super gola ndaj Bayern Munich, fitore që e mban në hap me gjysmëfinalen

Manchester City e ka mposhtur bindshëm Bayern Munichun me rezultat 3-0 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Rastin e parë të mirë në ndeshje e kishin bavarezët që rrezikuan me Jamal Musialan, goditja e të cilët u ndal nga mbrojtja.

Vetëm pas një minute, Manchester City kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Rodri për 1-0.

Qytetarët kanë mundur të shtojnë epërsinë në minutën e 34-të, por goditja e Ilkay Gundogan u ndal nga Yann Sommer.

Pjesa e dyta nisi me bavarezët që rrezikoi me Leroy Sane dy herë dhe ishte afër golit.

Pas tij rrezikoi Matthijs de Ligt, por as ky nuk ishte i saktë.

Qytetarët u kthyen në lojë me Nathan Ake dhe Ruben Dias, që ishin afër golit, por rezultati nuk ndryshoi.

Në minutën e 70-të, Erling Haaland asistoi te Bernardo Silva që shënoi për 2-0.

https://twitter.com/YashRMFC/status/1645886810256703488

Pas shtatë minutash erdhi edhe goli i tretë kur Erling Halaand shënoi për 3-0 pas asistimit të John Stones.

Deri në fund nuk kishte më gola edhe pse rastet nuk munguan.

Manchester City mori një fitore të madhe ndaj Bayern Munich, që e afron në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version