Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit publik.
Kjo pasi banorët e disa lagjeve të Prishtinës, që disa muaj kanë raportuar në ndreqe.com për mungesë të ndriçimit.
Platforma ndreqe.com këto ankesa i ka adresuar te Drejtoria e Shërbimeve Publike.
“Tashmë komuna ka filluar intervenimin nëpër lagjet e kryeqytetit, ndërsa ne jemi të lumtur për bashkëpunimin me qytetarët e zyrtarët.
Ndreqe, si rrugë më e lehtë për NDREQJEN e problemeve lokale në komunën tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/