Site icon Telegrafi

Qytetarët përzgjedhin tri projekte që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2025 të Komunës së Gjakovës

Komuna e Gjakovës kishte njoftuar se do të fillojë së aplikuari buxhetimin me pjesëmarrje, ku planifikon të ndajë rreh 150 mijë euro, të cilat do të dedikohen për realizimin e minimum 3 projekteve që vijnë nga propozimet e qytetarëve.

Buxhetimi më pjesëmarrje nënkupton ndarjen e një shume të caktuar nga buxheti komunal e cila do të përdoret për realizimin e projekteve që vijnë direkt nga idetë apo kërkesat e qytetarëve.

Ndërsa në takimet që janë zhvilluar me qytetarët në zona te ndryshme në Gjakovës, përmes projektit të buxhetimit me pjesëmarrje banorët kanë votuar duke përzgjedhur kështu tri projekte që do të përfshihen ne buxhetin e vitit 2025 të komunës së Gjakovës.

Projekti që do të përfshihet në buxhetin e Komunës së Gjakovës në vitin e ardhshëm është tereni sportiv i cili do të ndërtohet brenda shkollës së fshatit Rogovë.

Ndërsa banorët e zonës së Bllokut të Ri në Gjakovë, kanë votuar që projekti për ndërtimin e një parku me lodra për fëmijë në Rrugën “Gazmend Ymeri” të përfshihet në buxhetin komunal për vitin 2025.

Kurse banorët e fshatit Korenicë, si projekt që duhet të përfshihet në buxhetin e Komunës, kanë konsideruar ndërtimin e një parku rekeativ sportiv si dhe ndërtimin e një amfiteatri veror.

Komuna e Gjakovës konsideron që këto projekte do të sjellin përmirësim të ndjeshëm të kualitetit të jetësës në lagjet dhe fshatrat e Gjakovës.

Exit mobile version