Site icon Telegrafi

Qytetarët nga Kamenica ankohen për dëmtimet e shenjave rrugore

Dëmtimi i shenjave të komunikacionit, si element kyç për orientimin rrugor dhe sigurinë në trafik, po konsiderohet një problem serioz nga qytetarët.

Përmes platformës ndreqe.com, qytetarë nga Komuna e Kamenicës kanë evidentuar disa raste të dëmtimit të shenjave që tregojnë emrat e rrugëve, duke ngritur shqetësime për nevojën e ndërhyrjes së shpejtë.

Një qytetar ka raportuar për një shenjë të dëmtuar në rrugën “Islam Bunjaku”, në fshatin Topanicë, Kamenicë.

“Shenjë e dëmtuar në Rr. Islam Bunjaku, Topanicë, Kamenicë”, ka shkruar qytetari.

Një problem i ngjashëm është raportuar edhe nga një tjetër qytetar nga fshati Koretin.

“Dëmtimi i shenjave në rrugë, Rr. Dervishi & Bugaqku, fshati Koretin, Kamenicë”, ka shkruar ai.

Platforma ndreqe.com mbetet adresa e vetme ku qytetarët mund të paraqesin probleme të ndryshme që lidhen me infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/

Exit mobile version