Banorët e Komunës së Kamenicës kanë shprehur shqetësimin e tyre për papastërtitë e evidentuara në disa zona publike.
Ata kanë publikuar pamje përmes platformës ndreqe.com, të cilat pasqyrojnë gjendjen shqetësuese të papastërtive në disa zona të Komunës së Kamenicës.
Një qytetar ka raportuar për grumbuj mbeturinash në skaj të rrugës dhe pranë lumit në Rrugën “Hasan Kovani”, në fshatin Koretin.
“Mbeturina në skaj të rrugës dhe lumit në Rr. Hasan Kovani, Koretin/Kamenicë”, ka shkruar ai.
Po ashtu, janë evidentuar mbeturina në shtratin e lumit në Berivojcë, pranë urës dhe Rrugës “Moçari”.
“Mbeturina në shtratin e lumit në Berivojcë/Kamenicë në afërsi të urës dhe rrugës “Moçari”, ka shkruar poashtu një qytetar.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet komunale ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e këtyre zonave, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe mbrojtjes së mjedisit. /Telegrafi/