Site icon Telegrafi

Qytetarët e Gjilanit tani mund të marrin dokumentet civile edhe në E-kioskun e lagjes “Kamnik”

Komuna e Gjilanit njofton se qytetarët e Komunës së Gjilanit, tashmë dokumentet e gjendjes civile mund t’i marrin edhe në E-kioskun afër çerdhes “Integj”.

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri,  tha se pas funksionalizimit të E-kioskut afër objektit të administratës në Gjilan, tash është në punë edhe E-kisoku afër çerdhes “Integj” në lagjen “Kamnik”.

Ajo njofton qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t’i marrin edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion.

“Kujdesin për të avancuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre, stafi i Zyrës së IT-së në Drejtorinë e Administratës po e dëshmojnë çdo ditë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, tha Arbendita Sopi Haziri.

Haziri-Sopi falënderoi kompaninë “KosovaNet” për ndihmën që ka ofruar në instalimin e rrjetit dhe abonimin njëvjeçar pa ngarkesë financiare për institucionin.

“Bashkë, për shërbime më të mira në komunën tonë”, tha drejtoresha Sopi Haziri. /Telegrafi/

Exit mobile version