Site icon Telegrafi

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Desire Doue nuk u prit ngrohtësisht nga Didier Deschamps pasi mbërriti me vonesë në ditën e tij të parë me skuadrën e Francës në Clairefontaine.

19-vjeçari mori thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar javën e kaluar, vetëm disa ditë pasi shënoi penalltinë fituese për PSG-në në fitoren e tyre emocionuese në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Pas një fillimi mbresëlënës nën drejtimin e Luis Enriques, anësori i talentuar fitoi një vend në skuadrën prej 24 lojtarësh të Deschamps për ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë.

Të hënën në mëngjes, skuadra e Francës mbërriti në Qendrën Kombëtare të Futbollit në Clairefontaine, por Doue dhe shoku i tij i skuadrës në PSG, Warren Zaire-Emery u vonuan.

Lexo po ashtu Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga...

Për shkak të kësaj, Didier Deschamps kishte një fjalë të ashpër me ta: “Ju jeni me Warren? Kjo është arsyeja pse jeni vonë? Ka disa trajnerë ku do të largoheshit menjëherë”.

Deschamps, qartësisht i pa kënaqur me ardhjen e tyre me vonesë, tregoi me gisht orën e tij, duke treguar zhgënjimin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version