Site icon Telegrafi

Qumështi pa yndyrë për fëmijët

Rekomandimet e deritanishme kanë qenë që fëmijët të cilët kalojnë nga qumështi i nënës në konsumimin e qumështit të lopës, duhet të konsumojnë qumësht me yndyrë të plotë, ndërsa jo me sasi mesatare ose pa yndyrë.

Mirëpo studimet e reja të AAP (American Academy of Pediatrics) u rekomandojnë prindërve të cilët i kanë fëmijët e trashë, ose fëmijët të cilët në familje kanë persona me mbipeshë, kolesterol të lartë ose sëmundje kardiovaskulare, të fillojnë ta konsumojnë qumështin me sasi të vogël të yndyrës në periudhën ndërmjet vitit të parë dhe të dytë të jetës.

Exit mobile version