Qumështi dhe produktet e qumështit përmbajnë aminoacidin e quajtur triptofan, i cili është një substance stimuluese e gjumit.
Triptofani është një prej 20 aminoacideve standarde, njësive prej të cilave përbëhen proteinat, dhe bën pjesë në grupin e aminoacideve esenciale, që do të thotë se atë duhet marrë me ushqime, pasi organizmi nuk arrin ta sintetizojë.
Ushqime të tjera të cilat përmbajnë këtë lëndë gjumë-stimuluese janë edhe mishi i shpezëve, bananet, tërshëra, vezët dhe mjalti.