Telegrafi

Qumështi i artë, mënyra më e re e DOBËSIMIT

I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë!

Superpija, e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme.

Kurkuma, Shafrani i Indisë, vaji i kokosit dhe qumështi i bajameve prej kohësh diskutohen për efektet e tyre të jashtëzakonshme në trupin e njeriut dhe qumështi i artë, është përzierja e këtyre tre përbërësve që formon një superpije.

Shekuj më parë, qumështi i artë është përdorur nga mjekësia kineze për të pakësuar inflamacionin, për të nxitur sistemin imunitar si dhe për të përmirësuar tretjen.

Superpija, e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme.

Ja si ta përgatisni:

1. Përzieni shafranin me një erëz sipas dëshirës (kanellë, piper të zi, xhenxhefil, etj.) dhe shtoni ujë të nxehtë derisa të krijohet një masë në formë paste.

2. Shtoni vaj kokosi për ta bërë më të trashë përzierjen.

3. Hidheni atë në një kavanoz dhe vendoseni në frigorifer.

4. Pasi të ftohet, pastës shtojini qumështin e bajameve (ose një qumësht tjetër) dhe çdo gjë është gati.

Shafrani indian përdoret edhe për të trajtuar disa probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjen e zorrëve me inflamacion, artritin reumatoid, fibrozën cistike, sëmundjet e trurit, sëmundjet e zemrës, etj. /Telegrafi/