Dhe kjo nuk është e tëra, pasi që kompania kineze njihet edhe si investitor i bizneseve të reja.
Motori më i ri i kërkimit për aplikacione – Quixey, sot ka njoftuar se ka arritur të marrë financim prej 50 milionë dollarëve nga Alibaba. Dhe kjo marrëveshje tregon qartë se Alibaba po e shtrin ndikimin e saj në edhe Luginën e Silikonit.
Për ta dalluar veten nga motorët e tjerë të kërkimit, Quixey i lejon përdoruesit që të kërkojnë fraza që përshkruajnë një detyrë të veçantë, si "rezervimin e një fluturimi".
Pas kërkimit me fjalët e caktuara, motori i kërkimit më pas i shfaq të gjitha aplikacionet mobile dhe softuerët për desktop të cilat janë në dispozicion për shkarkim, dhe të cilat ua mundësojnë përdoruesve që ta kryejnë veprimin apo detyrën e caktuar.
Kohëve të fundit, Quixey ka filluar një program për t’i lejuar kompanitë të paguajnë që t’i kenë aplikacionet e tyre të sponsorizuara, duke i dhënë atyre vendosje më të mirë gjatë kërkimeve. / Telegrafi /