Telegrafi

Quhet “Kodra vrasëse” – vendi ku Diego Simeone i përgatit lojtarët e Atletico Madridit

Skuadra e Atletico Madridit aktualisht po stërvitet në Los Angeles de San Rafale të Spanjës.

Lojtarët e Diego Simeone kanë qenë të njohur si një nga më të përgatiturit fizikisht në Evropë për dhjetë vitet e fundit, dhe tani Marca zbuluar njërën nga arsyet.

Marca ka qenë në kampin e Atletico Madridit, ku trajneri i fitnesit Profe Ortega aktualisht është duke udhëhequr detyrën.

Ortega projektoi “kodrën vrasëse”, e cila u bë katër vjet më parë. Ka një pjerrësi prej 35 gradësh, përgjatë së cilës lojtarët e Atléticos duhet të bëjnë sprinte disa herë në ditë.

 

Ortega është një nga ekspertët më të mëdhenj të përgatitjes fizike në futboll, dhe idenë e tij për “kodrën vrasëse” e ka testuar në kombëtaren e Uruguait./Telegrafi/