Telegrafi

Quaresma kthehet në Portugali, por prezantimi i tij në klubin e ri si mbret është mahnitës

Ricardo Quaresma është përforcimi më i ri i Vitoria de Guimaraes për sezonin 2020-2021.

Nënshkrimi i tij me klubin u zyrtarizua të hënën me një video të publikuar në rrjetet sociale në të cilën ylli portugez ishte mbreti i cili lë kështjellën e vet, por hipur mbi një kalë, duke refuzuar një veturë Mustang.

“Rroftë mbreti. Dinastia e Quaresmas fillon tani”, ka shkruar Vitória në Twitter, duke zbuluar se anësori do të veshë fanellën me numrin 10.

 

Ai ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy sezone, plus me mundësi edhe për një tjetër.

Quaresma që mbush 37 vjeç ka luajtur për Besiktasin për katër sezone, midis 2015 dhe 2019.

 

Ai e ka nisur futbollin te Sporting, ku pastaj u largua te Barcelona në vitin 2003, ndërsa pastaj u kthye te Porto. Quaresma ka bërë karrierë edhe te Interi , Chelsea dhe Al Ahly.

Vitória de Guimarães do të jetë klubi i tretë që ai luan në Portugali.

Quaresma është kampioni i Evropës në vitit 2016 dhe ka 80 paraqitje për ekipin kombëtar të Portugalisë. /Telegrafi/