Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella, ka pranuar se pasi e ka rishikuar golin ndaj Napolit, mendon se është goli më i bukur në karrierën e tij, por beson se pati edhe pakëz fat.
35-vjeçari i shënoi një gol të bukur me thembër ish-skuadrës së tij, ndërsa pas ndeshjes theksoi se ishte njëri prej tre golave më të bukur në karrierë.
Mirëpo, pasi e ka rishikuar, ka ndërruar mendje dhe mendon se goli ndaj Partenopei është më i bukuri që e ka shënuar ndonjëherë.
“Edhe nëse nuk do të doja ta shikoja prapë, më bënin ‘tag’ në rrjetet sociale”, ka thënë Quagliarella duke qeshur në Memorial Scirea.
“Pasi e rishikova, mendoj se ishte më i bukuri. Thuajse qëndrova në vend, ishte një moment i një çmendurie të ndritshme”.
“Në goditje të tilla duhet të kesh edhe një përqindje fati. Ose e ke përbrenda të provosh diçka të tillë ose nuk e ke, sulmuesit jetojnë në bazë të instinktit”.
“Kam marrë shumë mesazhe nga Napoli, por të gjitha janë komplimente dhe urime”, ka thënë italiani.
Thanks to everyone who voted for me. Will never forget that moment, specially the reaction of the fans in the stadium. #UEFA Goal of the Season #SpecialMoment pic.twitter.com/9teapgD9MW
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) August 28, 2018
Si një ish-sulmues i Juventusit, Quagliarella është pyetur edhe për Cristiano Ronaldon, i cili akoma nuk ka shënuar me fanellën bardhezi.
“Ai i ka shënuar golat më të bukur, atij nuk i nevojitet një me thembër si unë. E admiroj shumë”, ka shtuar sulmuesi. /Telegrafi/