Telegrafi

Quagliarella i lumtur nëse do të pensionohej te Sampdoria

Fabio Quagliarella duke festuar golin ndaj Genoas (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Fabio Quagliarella po vazhdon me formë e mirë, ai shënoi dhe asistoi në fitoren e Sampdoria me rezultat 2-0 ndaj Genoas.

Italiani e shprehi dëshirën që të pensionohet te Samp pasi është i lumtur me atë që tifozët po i dhurojnë atij dhe skuadrës.

“Ishte një ditë e mrekullueshme dhe falënderojë tifozët që më lejuan të përjetoj ditë si kjo”, ka thënë Quagliarella për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Quagliarella barazon rekordin 25-vjeçar të Batistutas në Serie A, shënon 11 ndeshje radhazi

“Shënova një gol dhe asistova, kishte edhe një pritje të madhe në fund nga Ionut Radu. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ne duhet të vazhdojmë kështu”.

Quagliagol u pyet edhe mendon të përfundojë karrierën në Marassi: “Vetëm nëse ata më largojnë, unë dua të qëndroj këtu. I pash tifozët duke përgatitur një ovacion dhe duke pritur lojtarët të kërcejnë. Shikova pas, por nuk ishte askush, pra duhet të ishte për mua”.

Fabio Quagliarella në momentin e penalltisë (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“I falënderojë ata, ishte një gjest i mrekullueshëm dhe do t’i mbajë gjithmonë këto emocione në zemrën time”.

Goli ndaj Genoas e vendosi Quagliarella në krye të listës së golashënuesve, para Krzysztof Piatek dhe Cristiano Ronaldos: “Ka ende deri në fund dhe shumë sulmues të talentuar, pra të vazhdojmë kështu”. /Telegrafi/