Site icon Telegrafi

QKMF-së në Gjilan i shtohen mjekët dhe stafi, Hyseni: Pothuajse asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i janë shtuar mjekë, stomatologë e staf mbështetës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se 20 mjekë dhe 5 stomatologë, së bashku me staf mbështetës, i janë bashkuar QKMF-së.

“Shërbimi primar është zgjeruar me një rritje të stafit përmes kontraktimit të shërbimeve. Pothuajse asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë”, tha Hyseni.

Kreu i Gjilanit, më tej theksoi se punësimi synon ofrimin e shërbimeve cilësore dhe parandalimin e migrimit. /Telegrafi/

Exit mobile version