Site icon Telegrafi

QKMF-ja në Prizren aktivizon shërbimin e informimit për qytetarët

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka aktivizuar shërbimin e informacionit.

Sipas njoftimit të QKMF-së ky shërbim është vënë në dispozicion “për të ndihmuar dhe udhëzuar çdo qytetar që kërkon të dijë ku mund të drejtohet për shërbimet mjekësore që i nevojiten”.

“Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët do të mund të marrin informacione të sakta dhe të shpejta për orarin dhe lokacionin e shërbimeve specifike; procedurat e regjistrimit; ndihmën mjekësore urgjente dhe rutinë; shërbimet e mjekëve specialist”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se pacientët “do të pajisen me kartela, të cilat do të përdoren për t’u drejtuar tek mjeku kujdestar”.

“Këto kartela do të shërbejnë që çdo qytetar të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version