Qindra të rinj nga Komuna e Kaçanikut kanë aderuar sot në mënyrë solemne në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një atmosferë festive, ua ka dorëzuar atyre librezat e anëtarësisë, ndërsa ka siguruar se platforma qeverisëse Fillimi i Ri në thelbin e saj e ka të ardhmen e rinisë – për të punuar dhe jetuar në Kosovë, e jo për të ikur nga vendi.
Veseli u ka thënë atyre se Fillimi i Ri do ta ketë në boshtin e tij fuqizimin e rolit të rinisë dhe të gruas.
Ai, po ashtu, ka pohuar se programi qeverisës do të sigurojë aftësim profesional për të rinjtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë në tregun e punës.