Më shumë se 400 të burgosur në Haiti u arratisën nga një burg që gjendet pranë kryeqytetit Port-au-Prince.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se 25 njerëz vdiqën pas arratisjes masive të së enjtes nga burgu Croix-des-Bouquets.
Në mesin e viktimave gjendej drejtori i burgut, si dhe kalimtarët e rastit të cilët u kapën nga dhuna.
Njëri nga ata që iku, një udhëheqës i fuqishëm bande i quajtur Arnel Joseph, u vra disa orë pas arratisjes.
Burgu Croix-des-Bouquets u inaugurua në vitin 2012 dhe ishte projektuar për një kapacitet maksimal prej 872 të burgosurish.
Frantz Exantus, Sekretari i Komunikimit në Haiti, tha në një konferencë shtypi të premten se burgu kishte mbajtur më shumë se 1,500 të burgosur para këtij incidenti. /Telegrafi/