Teatri i Qytetit të Gjilanit ka shfaqur pjesën teatrale për fëmijë “Meri Popins”, duke tërhequr qindra fëmijë që mbushën sallën e teatrit.
Nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan morën pjesë në këtë shfaqje, duke shijuar një përvojë të veçantë artistike dhe magjinë e teatrit.
“Edhe sot, zemra e Teatrit të Gjilanit u mbush plot dashuri më fort se zakonisht! Qindra fëmijë të mrekullueshëm mbushën sallën për të parë shfaqjen “Meri Popins” dhe për të shijuar magjinë e teatrit”, thuhet në postim.
Ndryshe, Teatri i Gjilanit shprehet se bashkëpunimet me shkollat janë frymëzim për ta.
“Ne besojmë se arti është mjeti më i rëndësishëm për të edukuar, argëtuar dhe zhvilluar brezat e rinj”, thuhet tutje. /Telegrafi/