Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës. Vendimi i mor në mbledhjen e 100-të të Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ndarja e këtyre mjeteve bëhet sipas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u bëri thirrje ministrave që të votojnë pro këtij propozimi.
“Përmes këtij propozim vendimi, Ministria e Financave dhe Transfereve do të ndaj mjete në shumën prej 35 mijë euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të përdoren mjete nga organizata buxhetore zyra e kryeministrit me kod 104 nga nën programi përkrahje për Luginën e Preshevës. Marr parasysh rëndësinë e këtij vendimi ju ftoj që të votoni”, tha Bislimi. /Telegrafi/