Telegrafi

Qeveria japoneze planifikon që ujërat e kontaminuara në Fukushima t’i derdh në det, mbi njëmijë cisterna pritet të zbrazen  

Qeveria japoneze së shpejti do ta zyrtarizojë vendimin që ujërat e kontaminuara nga centrali bërthamor i Fukushimës t’i hedh në det, pavarësisht kundërshtive të shumta të banorëve lokalë.

Qeveria do të aplikon zgjidhjen e hedhjes së ujërave të kontaminuara, derisa nuk pritet që ky operacion të fillojë para vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i qeverisë në konferencën e rregullt për gazetarë, ka thënë se qeveria tani për tani nuk ka vendosur se çfarë plani do të pasojë, por ka theksuar se nuk mund të shtyjnë vendimin për ujërat e kontaminuara sepse sipas tij vonesat do të sillnin probleme tjera.

Rreth 1.23 milionë tonelata ujë të kontaminuar aktualisht gjenden në një depo me mbi njëmijë cisterna, në afërsi të centralit bërthamor që ishte dëmtuar gjatë cunamit të fuqishëm të 11 marsit 2011, që goditi pjesën verilindore të Japonisë që ishte rezultat i një tërmeti.

Ujërat nga reshjet e shiut dhe ato të ujërave të zeza, me raste përdoren për ftohjen e reaktorëve bërthamore që ishin aktivizuar pas cunamit.

E uji i filtruar do të duhej të lironte një substancë radioaktive që më pas pastrohej me teknika të avancuara.

Kapacitetet e depos së ujit parashihet të tejkalojnë limitin e lejuar deri në vitin 2022, për këtë qeveria japoneze ka shqyrtuar zgjidhje të ndryshme për këto ujëra. /Telegrafi/