Site icon Telegrafi

Qeveria gjermane shtyn qytetarët të mos përdorin Internet Explorer

Microsoft ka thënë të hënën se sulmuesit munden të mbjellin virusin në program tek kompjuterët e përdoruesve që hyjnë në ueb faqe të predispozuara ndaj rreziqeve, dhe pastaj ata marrin kontrollin mbi pajisjen e viktimës.

“Shpërndarja e shpejtë e virusit duhet të parandalohet”-kanë thënë zyrtarët e qeverisë në deklaratën e tyre. Ndërsa, zyrtarët e Microsoft nuk janë përgjigjur ndaj kërkesës së qeverisë gjermane. Megjithatë, kompania ka treguar për rrezikun ndaj virusit në një deklaratë të shkruar.

Sipas kësaj deklarate nga Microsoft, thuhet se virusi ka sulmuar një numër shumë të vogël të përdoruesve dhe se kompania ka ndërrmarur hapa drejt krijimit të një softueri në ditët e ardhshme, për t’i mbrojtur kompjuterët nga virusi.

Edhepse, kompania nuk ka caktuar afat të daljes së anti-virusit, softueri pritet të dal gjatë javës së ardhshme, dhe shtohet automatikisht në Internet Explorer. /Telegrafi/ 

Exit mobile version