Site icon Telegrafi

Qeveria emëron Bordin e ri të KEK-ut

Foto: Arkiv

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar për përbërjen e re të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ministrja Rizvanolli tha se kryesuese e Bordit të KEK-ut do të jetë Rrezata Pllana, ndërsa anëtarë Bezart Halilaj, Merita Kasapolli dhe Arbror Pula.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar edhe bordin e ri të Trepçës dhe të Postës. /Telegrafi/

Exit mobile version