Telegrafi

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim: Qytetarët e Shqipërisë mund të shkojnë në shtetin serb me letërnjoftim

Sot, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim që u mundëson qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë pa pasaportë.

Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Serbi me një kartë identiteti të vlefshme.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, raporton b92.

Gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Zyra e Qeverisë për Bashkëpunim me Media.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve. /Telegrafi/