Qeveria e Ontarios ka nisur një bursë prej afër një milion euro, ky investim do të promovojë inovacionin dhe do të ndihmojë studentët të përgatiten për karrierë në sektorin e eSports.
Sipas njoftimit, financimi do të synojë të ndihmojë studentët pas arsimit të mesëm për një periudhë dyvjeçare.
Programi i Bursave Ontario Esports do të ofrojë ndihmë financiare për studentët e regjistruar në programe që lidhen me dizajnin, zhvillimin, marketingun dhe industrinë e eSports që mund të çojnë në një karrierë në fusha të ngjashme.
1/2 Today, I’m excited to announce that we are investing $1M in a scholarship for postsecondary students in esports and related programs— a rapidly growing industry in the province. pic.twitter.com/wQ4NF5reQ4
— Jill Dunlop (@JillDunlop1) March 11, 2022
Ministrja e kolegjeve dhe universiteteve, Jill Dunlop ka treguar më shumë detaje në Qendrën e Kërkimit dhe Trajnimit të Industrive të Ekranit të Kolegjit Sheridan (SIRT), në qendër të Torontos.
“Si provinca e parë në Kanada që njeh vlerën arsimore të dizajnit dhe zhvillimit të eSports në këtë mënyrë, ne do të mbështesim studentët që po ndërtojnë aftësi që mund të çojnë në zbulime, inovacione, mundësi trajnimi dhe përfitime ekonomike për Ontarion. Ky investim do t’i ndihmojë studentët të ndjekin pasionin e tyre dhe të përgatiten për karrierë në sektorin shumë fitimprurës të video-lojërave dhe eSports”. /Telegrafi/