Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington DC.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan. /Telegrafi/