Site icon Telegrafi

Qeveria dërgon Projektligjin për Efiçencë të Energjisë në Kuvend

Qeveria në mbledhjen e sotme ka votuar Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë duke e dërguar kështu këtë projektligj për në Kuvend.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar disa nga objektivat kryesore të këtij projektligji.

“Ky Projektligj ka për qëllim përcaktimin e kornizës ligjore të domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të përcaktimit të caqeve të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e këtyre caqeve në zbatim të planeve të veprimit për efiçiencë të energjisë, zhvillimin e tregut të shërbimeve energjetike dhe masat tjera të efiçiencës së energjisë. Ky ligj përcakton edhe krijimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë dhe nga Buxheti i Republikës së Kosovës parashikohet që të ndahen mjete financiare shtesë në vlerë prej 1 milion euro për çdo vit kalendarik”, ka shkruar Lluka.

Ai ka thënë se “me krijimin e Fondit, Kosova do të fitojë fonde nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10 milionë euro në emër të këtij fondi”.

Postimi i plotë i ministrit Lluka

Sot shënohet një ditë me rëndësi për sektorin e Energjisë dhe fushës së Efiçiencës së Energjisë pasi që Qeveria votoj projektligjin për Efiçiencë të Energjisë.

Ky Projektligj ka për qëllim përcaktimin e kornizës ligjore të domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të përcaktimit të caqeve të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e këtyre caqeve në zbatim të planeve të veprimit për efiçiencë të energjisë, zhvillimin e tregut të shërbimeve energjetike dhe masat tjera të efiçiencës së energjisë.

Ky ligj përcakton edhe krijimin e Fondit për Eficience te Energjise dhe nga Buxheti i Republikes se Kosoves parashikohet që të ndahen mjete financiare shtesë në vlerë prej 1 milion euro për çdo vit kalendarik. Me krijimin e Fondit, Kosova do të fitojë fonde nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10 milion euro në emër të këtij fondi. Mjetet financiare nga donatorët janë zotim i Bashkimit Evropian, kurse mënyra e shfrytëzimit dhe menaxhimit të këtij fondi është e saktësuar me rregullat e caktuara me fondet simotra në BE.

Efektet pozitive të fondit do të jenë: Efiçenca e energjisë, ulja e shpenzimeve të energjisë në sektorin e ekonomisë familjare, ulja e shkallës së ndotjes në ambient si dhe efektet tjera pozitive që janë pjesë e shportës familjare.

Ky projektligj i prezentuar është në përputhje me Direktivat përkatëse të BE-së, dhe përmbush kërkesat kryesore të këtyre akteve. /Telegrafi/

Exit mobile version