Qeveria britanike është e vendosur që FIFA të marrë masa më të rënda ndaj Rusisë.
Shtëpia e futbollit botëror mori vendim ditën e diel të javës që shkoi që kombëtarja ruse mos të paraqitet me himn, pa flamur, pa tifozë dhe në terren neutral në ndeshjet e play-off-it të Kupës së Botës.
Mirëpo, Qeveria e Britanisë së Madhe po kërkon që Rusia të përjashtohet nga gara dhe mos t’i lejohet pjesëmarrja për një kohë të pacaktuar.
Federata e Anglisë vendosi menjëherë pas vendimit të FIFA-s që të mos luajë më me Rusinë në çdo garë.
Tani, qeveria britanike kërkon ta suspendojë kombëtaren ruse dhe mos të mbeten vetëm masat e lartcekura.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse FIFA do ta suspendojë Rusinë apo do t’i mbajë këto masa. /Telegrafi/
Exclusive: British Government to take on Fifa after 'total disgust' at failure to ban Russia for Ukraine invasion | @Tom_Morgs https://t.co/xcONgU6uG2
— Telegraph Football (@TeleFootball) February 28, 2022