Qeveria afgane dhe përfaqësuesit e lëvizjes talibane kanë arritur një marrëveshje paraprake për të rifilluar bisedimet e paqes.
Është dokumenti i parë i nënshkruar nga të dy palët në konflikt që nga shpërthimi i luftës civile 19 vjet më parë, raporton reuters.
Megjithëse ky dokument përcakton vetëm modalitetet e negociatave të ardhshme, ata që e njohin situatën në Afganistan besojnë se ky është një përparim i madh në procesin e paqes.
Kjo do t’u mundësojë negociatorëve të merren me çështje konkrete, thelbësore siç është armëpushimi,.
Nënshkrimi i këtij dokumenti u konfirmua nga të dy palët, qeveria në Kabul dhe Talibanët. /Telegrafi/