Qeveria afgane vendosi orë policore në pothuajse të gjithë vendin të shtunën në një përpjekje për të ndaluar talibanët, në pushtimin e qyteteve.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, përveç në kryeqytetin Kabul dhe dy provincave të tjera, asnjë lëvizje nuk do të lejohet midis orës 22:00 dhe 4 të mëngjesit.
Luftimet midis talibanëve dhe forcave të qeverisë afgane janë përshkallëzuar gjatë dy muajve të fundit, derisa trupat ndërkombëtare tërhiqen nga vendi.
Grupi militant vlerësohet të ketë kapur gati gjysmën e gjithë territorit.
Ky grup ka lëvizur me shpejtësi pas tërheqjes së SHBA-së, duke rimarrë pikat kufitare dhe territore të tjera në zonat rurale.
Talibanët – milici fundamentaliste islamike që u nxorën nga pushteti nga pushtimi i SHBA-së gati 20 vjet më parë – gjithashtu kanë kapur rrugët kryesore, derisa kërkojnë të ndërpresin rrugët e furnizimit. /Telegrafi/