Për shkak të gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet KOSTT, Qeveria e Kosovës, të hënën ka marrë vendim që të ndaj 1 milion euro për këtë kompani në mënyrë që t’i mbulojë shpenzimeve për furnizim me energji elektrike.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se janë në pritje të përmbylljes së marrëveshjes dhe fillimin e pagesave nga qytetarët në veri, por kanë ndodhur devijime të shumta.
“Jemi të detyruar të ndërhyjmë, është vendim i përkohshëm. Qeveria, po ashtu, ka miratuar propozim-vendimin për vënien në shfrytëzim për qëllime publike të pronës së identifikuar në Prizren, themelimin e një parku inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar, për 99 vjet”, tha ai. /Telegrafi/