Telegrafi

Qetësoni dhimbjen pa ndihmën e ilaçeve

Foxnews thekson se duhet të pyesni doktorin tuaj para se të provoni diçka të re. Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor ilaçet natyrale ose popullore. Ja disa ilaçe natyrale të përdora nga miliona njerëz të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve:

1. Pini ujë: një praktikë shumë e thjeshtë në dukje, por parandalimi i etjes pengon dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve si dhimbja e kokës, ngërçet dhe lodhja.

2. Kafeina: e gjendur në përmbajtjen e shumë ilaçeve pa recete, kafeina mund të qetësojë dhimbjen tuaj në rrugë natyrale duke pirë një filxhan kafe.

3. Vaji i peshkut: bëhet e ditur se vaji i peshkut qetëson dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut në tëmtha dhe pakësuar infeksionin. Ky është një lajm i mirë për ato që ankohen nga migrena.

4. Hani xhenxhefil ose pini hap xhenxhefili: kurimi i përzierjes së stomakut është shumë i vështirë me anë të ilaçeve pa recetë. Përdorimi i xhenxhefilit këshillohet veçanërisht tek gratë shtatzëna të cilat e kanë të ndaluar përdorimin e ilaçeve.

5. Kulpër: Kulpra është efektive ndaj infeksionit të kyçeve dhe duhet të përdoret nga personat që vuajnë nga këta dhimbje. Krahas kësaj qetëson sistemin nervor dhe të sjell gjumë.

/Telegrafi/