"Falë humorit, njerëzit bëhen më të tolerant, dinë të përballen me frustrimet dhe ruajnë shëndetin e tyre trupor dhe psikik", shkruan Sueli Damergian, nga universiteti në São Paulo.
Mirëpo, si të kthjellemi? Profesori vlerëson se disponimi i mirë mund të mësohet njëjtë sikurse mësohet edhe shkrimi e leximi.
Kjo qartazi kërkon nga njerëzit me karakter të egër, që të ndryshojnë mënyrën e vet të mendimit. Profesoresha e psikologjisë Raquel Rodrigues Kerbauy sqaron: "Nëse dikush mendon se do të mund të qeshet vetëm atëherë kur është e drejtë të veproj ashtu, atëherë gjithmonë do të mbetet i ngrysur. Në fund të fundit, bota është përplot me padrejtësi".
Njerëzit me temperament të gjallëruar kënaqen në kontaktet e tyre shoqërore, ndonëse kanë orar të kërkueshëm kohor, thuhet në raport. Për ta kanë vlerë gjërat e vogla, siç janë, “biseda me miq, ëmbëlsirat apo pesë minuta dëgjimi të muzikës së mirë".
Megjithatë, Damergian tërheq vëmendjen: "Çiltërsinë nuk do të duhej ta përziejmë me joseriozitetin e as me vulgaritetin".