Ky është momenti kur një nxënës 14-vjeç e therë një shoqe të klasës me stilolaps, vetëm pse ajo qeshi me të kur shqiptoi keq disa fjali gjatë një prezantimi.
Pamjet janë filmuar në Amazonas të Brazilit, ku shihet i riu duke mbajtur një poster përkrah pesë shokëve tjerë të klasës, transmeton Telegrafi.
Por ai shpejt u nervozua dhe sulmoi me stilolaps shoqen në shkollën Dom Jacson Damasceno Rodrigues në Manaus.
Viktima që ishte ulur në bankën e parë, shihet duke tentuar ta mbulojë fytyrën me bluzë, derisa ai e ther me stilolaps disa herë si në kokë, kraharor dhe fytyrë.
E shokët dhe shoqet e tjera që ishin në klasë dëgjohen duke bërtitur vrapojnë për ta qetësuar të riun.
Sipas një studimi të realizuar në Universitetin Campinas, në shkollat e Brazilit gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 24 sulme të tilla. /Telegrafi/