Telegrafi

Qërim hesapesh mes kartelëve meksikanë të drogës, vriten 11 pjesëmarrës së një gare me vetura

Anëtarët e kartelit meksikan të armatosur deri në dhënë kanë ekzekutuar në mënyrën më brutale disa garues në Ensenada, siç mund të shihet në një video të postuar në Twitter.

Në video shihen disa burra me armë duke shtënë në drejtim të veturave të garuesve. Pushkët automatike dëgjohen duke shtënë breshëri plumbash, në videon e publikuar nga gazetari meksikan Alfredo Alvarez.

Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të vrarë 11 persona dhe shtatë të plagosur mbetën të shtrirë nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

Sipas Alvarez, masakra në Ensenada ndodhi pas një konfrontimi mes anëtarëve të kartelit Arellano Felix dhe atyre të Sinaloa.

Maskra ndodhi në një pompë derivatesh në San Vicente, ku pjesëtarët e garës ishin ndalur për të mbushur veturat e tyre.

Alvarez njoftoi se zyra e kryeprokurorit të Meksikës, ka dërguar ekipe të veçanta në skenën e krimit për të filluar hetimet. /Telegrafi/