Një grup anëtarësh të armatosur të bandës së drogës sulmuan një plazh në bregdetin meksikan të Detit të Karaibeve, plot me hotele luksoze.
Me atë rast ishin dy shpërndarës droge nga një bandë rivale, raporton bbc.
Sulmi dramatik i detyroi turistët të kërkonin strehim në vendpushimin veror të Puerto Morelos, në jug të Kankunit.
Active shooter at Hyatt Ziva Riviera Cancun Resort. All guests confined to lobby now. Hotel staff huddled together in corner. Still no announcement or update from hotel, Hyatt, or police. Several guests have now told be they saw gunman come up from the beach, actively shooting. pic.twitter.com/fL9BP7Jisb
— Mike Sington (@MikeSington) November 4, 2021
Dy tregtarët e dyshuar të drogës, të vrarë të enjten, me sa duket mbërritën në plazh më herët atë ditë përpara Azul Beach Resort dhe Hyatt Ziva Riviera të Kankunit, duke pretenduar se tani ishte territori i tyre.
“Rreth 15 persona mbërritën në plazh për të vrarë dy burra që u paraqitën duke pretenduar se ishin tregtarë të rinj në zonë”, tha kryeprokurori i Quintana Roo, Oscar Montes de Oka.
Disa kartele po luftojnë për trafik fitimprurës të drogës në zonë, duke përfshirë kartelin Halisco dhe një bandë që është aleate me kartelin e Gjirit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sm_Tritip/status/1456469006676754437