Site icon Telegrafi

Qeramika, kubëza e materiale të vendosura në hapësirat publike, aksion i Inspektoratit në Prizren për largimin e tyre

Komuna e Prizrenit të enjten ka njoftuar se inspektorët kanë dalë në terren për largimin e gjërave të ndryshme të vendosura në mënyrë të pa autorizuar në hapësira publike.

Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarrë aksion për largimin e pllakave të qeramikës, kubëzave, mermerëve dhe materialeve tjera të vendosura nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve në hapësirat e gjelbëruara në rrugët “Adem Jashari”, “Ibrahim Rugova” dhe “Remzi Ademaj”, raporton Telegrafi.

Krahas kësaj është bërë e ditur se inspektorati komunal dhe ai i ndërtimtarisë, kanë realizuar inspektime edhe në lagjen “Ortakoll”, respektivisht te bizneset të cilat kanë filluar të vendosin elemente betoni (kubëza) dhe elemente tjera në hapësira publike.

“Drejtoria e Inspektorateve u bënë thirrje pronarëve të bizneseve të qytetit që t’i respektojnë procedurat ligjore rreth zhvillimit të punimeve në hapësira publike, në të kundërtën do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e këtyre hapësirave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version