A e dini se kafshët e kuptojnë gjuhën tonë dhe e perceptojnë intonacionin dhe shqiptimin?
Duke i treguar zbulimet e tyre në revistën Science, shkencëtarët kanë treguar se qentë i përdorin të njëjtat regjione të trurit si njerëzit kur i deshifrojnë komandat verbale, transmeton Telegrafi.
Brenda këtij studimi, 13 qen ishin trajnuar të qëndrojnë të shtrirë në një skaner MRJ derisa i dëgjonin zërat e pronarëve të tyre.
Qentë fillimisht kishin dëgjuar fjalë lavdërimi të thëna me një ton aprovimi, pastaj kishin dëgjuar fjalë të hëna me ton neutral dhe pastaj kishin dëgjuar vetëm fjalë të pakuptimta.
Duket se hemisfera e majtë e trurit të qenve është e aftë t’i kuptojë domethëniet e fjalëve pavarësisht intonacionit me të cilin thuhen.
Kjo do të thotë se qentë i dallojnë fjalët në momentin që i dëgjojnë ato, qofshin pozitive apo neutral dhe, me çfarëdo intonacioni, qentë e kuptojnë domethënien e fjalëve.
Në të njëjtën kohë, hemisfera e djathtë e trurit ju ndihmon atyre ta kuptojnë dallimin mes intonacionit lavdërues dhe atij jo lavdërues. Gjithashtu kjo hemisferë ju ndihmon atyre të krijojnë lidhje emocionale gjatë dëgjimit të fjalëve.
Pra, flisni me kafshët tuaja shtëpiake më shpesh – ato me të vërtetë dinë të dëgjojnë. /Telegrafi/