Site icon Telegrafi

Qeni në shtëpi i mbron fëmijët nga alergjitë respiratore

Pyetja se sa janë të mbrojtur nga zhvillimi i alergjive fëmijët të cilët në shtëpi mbajnë kafshë me qime (qen dhe mace), është një çështje e cila hulumtohet qe disa vite, ndërsa studimet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të caktuar.

Në Helmholtz Zentrum të Munihut janë përcjellë rreth 9 000 fëmijë, të cilët janë përfshirë në një studim për alergji, nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare.

Nga këto studime, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se nëse fëmijët në moshë shumë të re kanë një qen në shtëpi, ato nuk do të kenë tejndjeshmëri specifike në qimen e qenit. Përkundër kësaj, prania e qenit në shtëpi ka qenë e lidhur me mungesën e alergjive respiratore te fëmijët.

Meqenëse nuk është zbuluar faktori i cili i mbron fëmijët nga alergjia, shkencëtarët nuk u kanë rekomanduar prindërve t’u blejnë fëmijëve të tyre qen, por ata duhet të presin derisa të zbulohen dhe vërtetohen mekanizmat me të cilat arrihet kjo mbrojtje. Ndërsa një gjë e tillë do të bëhet pasi fëmijët e përfshirë në studim do t’i mbushin nga dhjetë vjet.

Exit mobile version