Site icon Telegrafi

Qëndrimi në këmbë – për kërdhokulla dhe vithe

Qëndroni, këmbët të jenë të mbledhura, thembrat afër njëra-tjetrës, gishtat pak të larguar. Ngrini dorën e majtë, krahu të jetë në drejtim të jashtëm, shuplaka në drejtim të trupit.

Me dorën e djathtë kapuni për ndonjë pjesë të fortë të mobilieve për të mbajtur ekuilibrin. Tërhiqeni kërthizën në drejtim të boshtit kurrizor dhe drejtohuni.
Nxirreni frymën derisa e ngrini këmbën e majtë pak para vetes, gishtat të jenë të shtrirë derisa të numëroni deri në 3.
Qëndroni pak në këtë pozitë, nxirreni frymën dhe derisa të numëroni deri në 3
kthehuni në pozitën fillestare. Përsëriteni 5 herë.

Të njëjtën teknikë e përdorni edhe kur e ngrini këmbën e majtë 5 herë anash. Kthehuni në pozitën fillestare, derisa të numëroni deri në 3 ngrijeni këmbën pas vetes, shputat të jenë në këndin e drejtë. Kthehuni derisa të numëroni deri në 3 dhe përsëriteni 5 herë. Kaloni në anën tjetër dhe përsëriteni. /Telegrafi/

Exit mobile version