Telegrafi

Qëndrimi ndaj ushqimit i rëndësishëm për vijën trupore

Të dhënat janë grumbulluar nga një studim në të cilin kanë marrë pjesë 200 femra të edukuara, me moshë mesatare 46 vjeç, të ndara në 5 grupe, varësisht nga qëndrimi i tyre ndaj ushqimit.

Rezultatet kanë treguar se grupi i femrave i kategorizuara si “të fiksuara pas ushqimit të rregullt” dhe “kuzhinieret kreative” (të fokusuara te ushqimi i familjes) kanë më pak probleme me kilogramët e tepërt.

Nga ana tjetër, femrat të cilat ishin në grupet “ushqyerje impulsive” dhe “kryesisht në dietë si pasojë e brejtjes së ndërgjegjes”, në fakt kishin probleme me peshën e tepërt. /Telegrafi/