Futbollistët e Koresë së Jugut lanë botën e futbollit të mahnitur në ndeshjen kundër Malajzisë në Kupën e Kombeve të Azisë, e cila përfundoi 3-3.
Në minutën e 83-të të ndeshjes u akordua një goditje dënimi për koreanët dhe futbollisti i PSG-së, Kang-In Lee mori topin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.
Ajo që i parapriu golit ishte reagimi i çuditshëm i bashkëlojtarëve të tij të cilët qëndruan ulur përballë “murit të gjallë” të kombëtares së Malajzisë dhe demonstruan një teknikë të paprecedentë të goditjes së lirë.
Edhe pse reagimi i tyre është i paqartë për tifozët e sportit më të rëndësishëm në botë, ai ishte shumë efektiv pasi shënuan një gol fenomenal.
Le but sur coup-franc de Lee Kang-in 🎯🥅pic.twitter.com/RjuNirkzw7
— LEE KANG-IN 🇫🇷 (@LeeKangIn_FR) January 25, 2024
Meqë ra fjala, ndeshja ndërmjet Koresë së Jugut dhe Malajzisë përfundoi në një barazim befasues dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-3.
Golashënuesit për Korenë e Jugut ishin Jeong Woo-Yeong, Kang-In Lee dhe Son Heung-min./Telegrafi/