Telegrafi

Qëndrim Zyba thotë se Ballkani e meritoi fitoren ndaj Astanës

Foto: Arkiv

Ballkani barazoi pa gola me Astanën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Përkundër se dominuan nga fillimi deri në fund, kampioni i Kosovës nuk ia doli të shënonte në portën e vendasve.

Pas ndeshjes, Qëndrim Zyba deklaroi se ata e merituan të fitonin, duke u bazuar në rastet dhe lojën që bënë ndaj Astanës.

Lexo po ashtu Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana

“Na dhimben 2 pikë që i lamë, pasi bazuar në lojën dhe rastet kemi merituar pikët e plota”, ka thënë ai për ArtSport.

“Por, edhe kjo pikë është shumë e rëndësishme bazuar se në Prishtinë nuk e kemi marrë asnjë”.

“Ne treguam se kishim udhëtuar për fitore, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka shtuar më tej Zyba. /Telegrafi/