Ballkani barazoi pa gola me Astanën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Përkundër se dominuan nga fillimi deri në fund, kampioni i Kosovës nuk ia doli të shënonte në portën e vendasve.
Pas ndeshjes, Qëndrim Zyba deklaroi se ata e merituan të fitonin, duke u bazuar në rastet dhe lojën që bënë ndaj Astanës.
“Na dhimben 2 pikë që i lamë, pasi bazuar në lojën dhe rastet kemi merituar pikët e plota”, ka thënë ai për ArtSport.
“Por, edhe kjo pikë është shumë e rëndësishme bazuar se në Prishtinë nuk e kemi marrë asnjë”.
“Ne treguam se kishim udhëtuar për fitore, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka shtuar më tej Zyba. /Telegrafi/