Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren vazhdon me përkushtim angazhimin në mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Aktualisht, ekipi i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren po realizon matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec, aset ky i trashëgimisë kulturore në mbrojtje.
Kjo nismë është pjesë e planit të punës për vitin 2025 e kësaj Qendre, dhe hyn në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për dokumentimin, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.