Telegrafi

Qendra Kulturore “Anamorava” në Viti, fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”

Komuna e Vitisë ka njoftuar se Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”, është fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”.

Përmes një komunikate për media, thuhet se kryesria e qendrës kulturore “Anamorava”, falënderon institucionet qendrore dhe lokale për mbështetje.

“Kryesia e QK,,Anamorava” falënderon gjithe institucionet qendrore dhe lokale, MKRS, DRSK, MPJD, zyren e Kryetarit Komunës, te cilat po mbështesin QK Anamorava” në realizimin e objektivave dhe qëllimeve ne zhvillimin e kulturës në komunën e Vitisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/