Telegrafi

Qendra e teknologjisë Hangzhou premton miliona subvencion vjetor për video-lojëra dhe eSports

Hangzhou, kryeqyteti i provincës lindore Zhejiang dhe një nga qendrat e Kinës për start-up- et e teknologjisë, sipas smcp ka premtuar 100 milionë juanë (14 milionë dollarë amerikanë) në fonde vjetore për të mbështetur video-lojërat dhe sportet elektronike.

Programi i ri do të ndihmoj përgatitjet e gjera të qytetit përpara pritjes së ngjarjes Asian Games të cilat do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor 2023, ku eSports do të jetë një ngjarje medaljeje.

Si pjesë e planit, një numër institucionesh të mëdha akademike në qytet – duke përfshirë Universitetin Zhejiang, Akademinë e Artit të Kinës dhe Institutin e Medias Zhejiang, do të krijojnë diploma për studentët që të diplomohen në animacionin e video-lojërave dhe eSports, duke ndihmuar kështu në trajnimin e artistëve dhe zhvilluesve të rinj.

Edicioni i 19-të i Lojërave, Asian Games pritej të mbahej në shtator të këtij viti, por u zhvendos në një datë tjetër mes shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron të Covid-19 në Kinë.

Hangzhou do të jetë qyteti i tretë kinez që do të presë Asian Games, pas Pekinit në 1990 dhe Guangzhou në 2010.

Lojërat Aziatike, të njohura gjithashtu si Asiad, janë një ngjarje kontinentale në sporte të ndryshme që mbahet çdo katër vjet midis atletëve nga e gjithë Azia. /Telegrafi/