Site icon Telegrafi

“Qendërsulmuesi” Cristiano Ronaldo, një prekje një gol

Në sezonin 2014/15 ylli i Real Madridit shënoi një gol më shumë se sa 60 gola nga 55 paraqitje në sezonin e tij 2011/12 ku po ashtu ishte me Realin.

Por, edhe pse statistikat janë pak a shumë të njëjta, Ronaldo është dukshëm një tjetër lojtar. Kur Reali nënshkroi me të në vitin 2009 për 94 milionë euro, ata sollën një anësorë me ritëm të jashtëzakonshëm, me aftësi dribluese dhe teknikë të tmerrshme – një lojtar që mund të shënonte nga asgjëja.

Gjashtë vite më vonë, Cristiano ende shënon. Ai ka 48 gola këtë sezon në La Liga dhe përveç trofeut Pichichi (golashënuesit më të mirë në Spanjë), ai po ashtu do të fitojë edhe Këpucën e Artë Evropiane për të katërtën herë.

Por derisa po plaket portugezi ka ndryshuar edhe stilin e lojës dhe tash, në moshën 30 vjeçare, ai është një tjetër futbollist me atë që Realin nënshkroi nga Mancehster Untied.

Në vitin 2009 Ronaldo krijonte shanse për bashkëlojtarët e tij; sot ai vetëm i përfundon rastet e krijuara nga ta. Dhe, shikoni golat e tij të fundit kundër Sevillas, Espanyol dhe Getafe, të cilat do t’ua dëshmojnë këtë.

Edhe pse ai ende starton ndeshjen si anësor i majtë, 30-vjeçari është më shumë një sulmues qendre në ditët e sotme. Nga 48 golat që ka shënua në La Liga këtë sezon, 41 prej tyre (85 për qind), janë shënuar me një prekje të vetme, derisa 43 nga to (90 për qind) janë shënuar në gola brenda katrorit para golit. Dhjetë nga golat (21 për qind) ishin penalti, derisa 12 gola (25 për qind) të shënuar me kokë, që është edhe më i larti i Ronaldos për një sezon.

Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola nga goditjet e lira (4 për qind) dhe që të dy erdhën në javët e fundit të sezonit, pas disa muajsh frustrues në lidhje me goditjet nga ndalimet – që dikur ishin specialitet i portugezit.

Nëse shikohen statistikat, CR7 tash duket më shumë si CR9 – një qendërsulmues tradicional. Por në sezonin e tij të parë në Madrid, kur ai mbante numrin 9, për shkak se Raul aso kohe ishte ende në klub – numrat e realizimeve ishin ndryshe. Në sezonin 2009/10, Ronaldo shënoi 26 herë në La Liga, me vetëm 61 për qind të tyre që erdhën nga prekja e parë, derisa 12 për qind ishin nga goditjet me kokë.

Aso kohe Ronaldo shënoi tetë herë nga rastet që i krijoi vetë – diçka që tash duket e tepërt në lojën e tij – edhe pse ai ka shënuar po thuajse dyfishin sa i takon numrit të golave.

Në sezonin 2009-10, Cristiano luajti nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, para se të luajë tre sezone nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe më pas dy të tjera nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Me Rafa Benitez që pritet të caktohet trajner i ri i Realit, do të jetë interesante të shohim se si do të evoluojë loja e Ronaldos në sezonin 2015/16, derisa ai i afrohet rekordit të Raul prej 323 golash për Madridin. Një gjë është e sigurt – do të ketë shumë gola. /Telegrafi/ 

Exit mobile version